Wenger jep verdiktin e tij lidhur me kartonin e kuq të Sanchez: Arbitri e shuajti ndeshjen në momentin e gabuar
Futboll
08 Mars 2022
23:35

Liverpooli ka pësuar humbje nga Interi (1-0) në ndeshjen kthyese të të tetës së finales në Ligën e Kampionëve që u zhvillua në Anfield, por vazhdon në çerekfinale.
Në këtë takim, nga minuta e (63’), mysafirët mbetën me 10 lojtarë, pasi Alexis Sanchez përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.
Kartonin e kuq të Sanchez e ka komentuar edhe legjenda e futbollit, Arsene Wenger, i cili tha se: “Arbitri e shuajti ndeshjen në momentin e gabuar!
Interii provoi, rrezikoi, fitoi me 10 lojtarë, por nuk arriti të kualifikohet në Champions League.
/Insporti.com