Wenger nuk dëshiron të drejtoj një klub, por një kombëtare

Futboll 01 Maj 2018 08:31

Arsene Wenger, në fund të këtij sezoni do të tërhiqet nga stoli i Arsenal, pas 22 viteve që e udhëhoqi këtë skuadër.

Me t’u kuptuar ky lajm, skuadra të ndryshme filluan të interesohen se a mund të sigurojnë shërbimet e “Profesorit”, e më e zëshmja ishte PSG, skuadër e cila po ashtu pas këtij sezoni do të jetë pa trajner.

Megjithëse, në Paris po qarkullon një tjetër emër për bankinën e tyre, Wenger u llogarit si një kandidat shumë serioz për postin e trajnerit.

Por, duket se 68 vjeçari e bërë zgjedhjen e tij dhe ai nuk dëshiron të drejtoj më një klub, por është shprehur se e dëshiron një kombëtare.

Kjo përfaqësuese është ajo e Francës, e cila momentalisht si përzgjedhës ka Didier Deschamps, mirëpo pas Botërorit në Rusi, edhe fati i tij do të kuptohet, varësisht edhe nga suksesi i “Tre Kolorëve”. /Insporti.com

-->