Wenger nuk mendon se Guardiola është aq special sa cilësohet

Futboll 25 Shkurt 2018 10:28

Arsenali do të ballafaqohet me Manchester City-n të dielën nga ora 17:30 në finalen e Carabao Cup, e cila zhvillohet në stadiumin Wembley.

Kjo ndeshje është edhe përballje mes trajnerëve Wenger dhe Guardiola, por trajneri francez ka minimizuar punën e spanjollit, duke thënë se tani më shumë kanë rëndësi futbollistët sesa menaxherët.

“Jo. Sepse shikoni në Barcelonë, ata janë ende ekipi më i mirë në Evropë”, ka thënë fillimisht Wenger kur u pyet se a e ka ndryshuar Guardiola futbollin.

“Ju duhet të pranoni se loja moderne ka ndryshuar, me rekrutimin e lojtarëve më të mirë nga një numër i vogël klubesh”.

“Si menaxherë, ndoshta mund ta japim filozofinë tonë në ekipet tona”.

“Por, kjo lojë tani i përket lojtarëve, rëndësia e tyre është bërë më e madhe se kurrë më parë”, përfundoi francezi.

-->