Wenger përjashton kategorikisht një rikthim te Arsenali

Futboll 23 Maj 2020 22:59

Trajneri legjendar i Arsenal, Arsene Wenger, ka mbyell të gjitha dyert për një rikthim në ‘Emirates Stadium’.

Francezi linte skuadrën e Arsenal në vitin 2018, por ai nuk mendon të rikthehet, madje ndoshta as për të parë ndonjë ndeshje futbolli.

“A do të kthehesha në ‘Emirates Stadium’? Unë gjithmonë kam tëhënë se do të largohen nga Arsenal krejtësisht”, ka thënë Wenger.

“Ky është vendimi që kam marrë”, shtoi francezi.

Arsenal tashmë drejtohet nga Mikel Arteta, duke synuar që të sigurojë një pozitë për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

-->