Wenger propozon ndryshimin e rregullit të offside-it

Futboll 19 Shkurt 2020 11:27

Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka bërë publike propozimin e tij për ndryshim të rregullit të offside-it, shkruan Insporti.com

Propozimi i tij është që lojtari i cili është “në vijë apo mbrapa mbrojtësit të fundit me secilën pjesë të trupit të tij, duhet të jetë në pozicion të rregullt (Onside).

Wenger, shefi i zhvillimit global në FIFA, thotë se një rregull e tillë do të ndihmojë në  “evitimin e kontesteve milimetrike nëse sulmuesi është para ose në vijë me mbrojtësin”

Një gjë e tillë sipas tij duhet të aplikohet në Kampionatin Evropian këtë vit.

Rregulla e offside-it pritet të diskutohet nga IFAB, në Belfast me 29 shkurt, ku edhe do të merret vendimi lidhur me sugjerimin e trajnerit francez.

-->