Wenger rikthehet në Arsenal?

Futboll 25 Nëntor 2021 16:55

Arsene Wenger mund të kthehet tek Arsenali, por jo në rolin e trajnerit, shkruan të enjten “Goal.com”.

Bisedime për kthimin e francezit ka zhvilluar trajneri aktual, Mikel Arteta. Ai nuk ka zbuluar se në çfarë roli mund të kthehet tek Arsenali, por ka shtuar se kthimi i tij do të ishte i jashtëzakonshëm.

“Nuk mund të them tani se në çfarë roli mund të kthehet, por ajo që mund them është se do të doja që ai të ishte shumë më afër meje personalisht, sepse mendoj se do të ishte një ndihmë e madhe për mua dhe klubin”, ka thënë Arteta.

72-vjeçari Wenger u largua nga Arsenali në vitin 2019.

-->