Wenger tregon si do të përshëndetet me Mourinhon (VIDEO)

Futboll 28 Prill 2018 11:38

Trajneri i Arsenalit Arsene Wenger, i cili në fund të këtij sezoni do të largohet nga klubi londinez, në konferencë për media ka folur për një prej rivalëve të tij të mëdhenj të viteve të fundit dhe njeriun me të cilin ka pasur provokime dhe momente të shumta, që janë përfolur për vite me radhë nga mediat.

Fjala është kuptohet për Jose Mourinhon, ish trajnerin e Chelseat dhe trajnerin aktual të Manchester Unitedit, ekipin me të cilin Arsenali takohet nesër.

Kuptohet që gazetarët edhe kësja radhe insistuan të dinë se si do ti qaset Wenger ndeshjes së tij të fundit me Mourinhon dhe të provokojnë ndonjë përgjigje interesante nga veterani francez.
“Unë e respektoj atë dhe kërkoj nga ju që të më lini të qetë në javë t fundit sepse dua që në paqe të përshëndetem me njeriun, i cili është trajner i madh”, ka thënë ndër të tjera Wenger në konferencë për media.

-->