Werder Bremen vendos për shitjen e Rashicës

Futboll 27 Mars 2020 12:37

Klubi i njohur gjerman, Werder Bremen po përgatiten të shes yllin e Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, këtë verë.

Sipas mediumit Deich Stube, Werderi dëshiron të mbajë të huazuarit Omer Toprak dhe Leanardo Bittencourt nëse shmangin rënien nga kategoria këtë vit.

Por, sipas këtij mediumi, klubi gjerman nuk mund t’i paguajë klauzolat e dy lojtarëve pa shitur dikë në fillim.

Ylli vushtrrias i Kosovës, Rashica, thuhet të jetë lojtari më i mundshëm për t’u larguar nga Bremeni.

Liverpooli e ka vëzhguar Rashicën këtë sezon disa herë, ndërsa edhe Aston Villa është gjithashtu e interesuar për sulmuesin.

-->