Werder Bremeni apo Kosova e Vushtrrisë? Përgjigjja diplomatike e Rashicës

Kombëtarja 13 Shkurt 2019 20:49

Milot Rashica ka zgjedhur në mes të ish-ekipit të tij, Kosovës së Vushtrrisë, dhe ekipit aktual, Werder Bremenit.

Anësori i Përfaqësueses së Kosovës së fundmi po shkëlqen me skuadrën e tij në Gjermani, ku i ka realizuar tri gola në dy ndeshje, transmeton Insporti

Rashica u transferua te Werderi në afatin kalimtar dimëror të sezonit të kaluar, nga skuadra holandeze e Vitesse Arnheim.

Ai është pyetur nga kanali zyrtar i Werder Bremenit për gjëra të ndryshme, e njëra ndër to ishte edhe ish-skuadra e tij, Kosova e Vushtrrisë.

Rashica, me skuadrën që atëherë quhej Llamkos Kosova, kishte arritur që të shpallej kampion në Superligën e Kosovës.

“Kosova e Vushtrrisë apo Vitesse Arnheim?”, ishte pyetja e parë, ku Rashica zgjodhi klubin kosovar.

“Kosova e Vushtrrisë është ekipi im i parë në Kosovë dhe në Vitesse bëra hapin e madh. Kosova e Vushtrrisë”, u përgjigj Rashica.

“Kosova e Vushtrrisë apo Werder Bremen?”, ishte pyetja e radhës, ku Rashica dha një përgjigje ndryshe.

“E thashë Vushtrrinë më parë, kështu që tani po zgjedhi Werder Bremenin”, ishte përgjigjja diplomatike e Rashicës.

Pjesën kur Rashica pyetet për ish-skuadrat e tij, mund ta shikoni nga 0:50 në videon e mëposhtme. /Insporti.com/