Werder Bremeni i Rashicës bie nga Bundesliga

Futboll 22 Maj 2021 17:34

Me humbjen 4-2 si nikoqire e Borussia Monchengladbachut, skuadra e Milot Rashicës, Werder Bremeni është përshëndetur nga Bundesliga, shkruan Insporti.

Ylli vushtrrias, Milot Rashica filloi ndeshjen nga banka rezervë por u inkuadrua në pjesën e dytë, duke arritur të shënojë në minutën e 82-të.

Sidoqoftë, goli i tij nuk mjaftoi për ta shmangur disfatën dhe rënien nga liga, teksa Gladbach shënoi plot katër herë përmes Stindl 3′, Thuram 52′, Benesebaini 58′ dhe Neuhaus 67′, ndërsa përveç Rashicës, për Werderin shënoi edhe Fullkrug në minutën e 83-të.

Me humbjen e Werderit dhe me fitoren e Kolnit, kjo e para zyrtarizohet si pjesmarrëse në Bundesliga 2, ndërsa Koln luan në barazh. 

-->