Werder Bremeni konfirmon të rejat nga Rashica

Kombëtarja 22 Shtator 2020 14:02

Milot Rashica i është rikthyer përgatitjeve te Werder Bremen.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit gjerman.

Vushtrriasi ishte lënduar në ndeshjen, Moldavi – Kosovë, e zhvilluar në Parma të Italisë gjatë këtij muajit.

24 vjeçari me gjasë gjatë këtij afati kalimtar të verës pritet të ndryshojë skuadër, dhe Premierliga angleze shihet si destinacion i ardhshëm për të.

Destinacioni i mundshëm i futbollistit pritet të jetë Aston Villa.

-->