Werder Bremeni mori humbjen e 7 radhazi, me këtë notë u vlerësua Rashica

Futboll 24 Prill 2021 18:00

Skuadra e Rashicës, Werder Bremeni sot pësoi humbjen e shtatë radhazi në Bundesligë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në udhëtim te Union Berlini, shkruan Insporti.

Sulmuesi kosovar, Milot Rashica ishte titullar dhe luajti tërë ndeshje, teksa u vlerësua me notën 7.2, duke u vlerësuar kështu më së larti te skuadra e tij.

Nota më e lartë në këtë ndeshje i takoi Pohjanpalos, i cili mori notën 9.5. Ndryshe, tashmë një kohë të gjatë është duke u diskutuar një largim i mundshëm i Rashicës nga Werderi, për tek njërat nga skuadrat e Premierligës angleze. /Insporti

-->