Werder – Leverkusen, vlerësimi befasues për Rashicën

Futboll 18 Maj 2020 23:04

Werder Bremen u mposht në stadiumin e vet me rezultatin e thellë 1:4 nga Bayern Leverkusen, në ndeshjen e fundit të kësaj jave rifillimi të Bundesligës.

Tre golat e parë u shënuan për një periudhë pesë minutëshe, me Kai Havertz (28′) që i dha epërsinë mysafirëve para se Gebre Selassie (30′) të barazonte gjithçka.

Ishte Havertz (33′) që realizoi për 1:2 pas një aksioni të njëjtë sikurse goli i parë.

Kur pritej reagimi i vendasve, në faktë Aspirinat shënuan edhe dy herë të tjera.

Fillimisht, Mitchell Weiser (61′) dhe për rezultatin përfundimtar u përkujdes Kemir Demirbay (78′), që realizoi pas një aksioni model.

Në këtë ndeshje, ylli kosovar Milot Rashica luajti për 85 minuta dhe u vlerësua me notën 6.2

-->