Werderi e kishte parandjerë golin e Rashicës ndaj Bayernit – ja postimi i tyre

Futboll 14 Dhjetor 2019 16:25

Milot Rashica ka shënuar perlën e radhës. Në ndeshjen që Werder Bremen po e zhvillon në udhëtim te Bayern Munich, Rashica, në minutën e 24-t e mori topin në mesin e fushës, u tall me Boategun dhe në fund me një gjuajtje të bukur e mposhti portierin Neuer.

Ishte vet skuadra e Werderit që me një postim para sfidës ndaj Bayernit kishte shpresuar që Miloti që do shënonte kundër bavarezëve.

“Ne jemi të pamposhtur në secilën ndeshje që Milot Rashica ka shënuar këtë sezon. Edhe më shumë arsye për të shënuar sot”, ishte prononcimi i klubit.

Pas pjesës së parë, Bayerni është duke fituar ndaj Werderit me rezultatin 2:1./Insporti.com

-->