Werderi luan sonte në kupë, vendimi për Rashicën befasues

Werder Bremeni sot luan në udhëtim te SC Weiche Flensburg, në kuadër të xhiros së dytë të Kupës së Gjermanisë.
Për këtë ndeshje të vlefshme për DFB Pokal, trajneri i Werderit, Florian Kohfeldt, nuk ka vendosur që ta nis me Milot Rashicën nga minuta e parë, përcjell Insporti
Rashica do ta fillojë në bankën rezervë këtë përballje, përkundër faktit se ekipi i tij për kundërshtar do të ketë ekip të ligës së katërt të futbollit gjerman.
Më poshtë keni formacionin zyrtar të Werder Bremenit, kurse Rashica është pjesë e rezervistëve.
Ky takim fillon në ora 18:30. /Insporti.com/
Die #Werder-Startelf für #scwsvw: 🔥
Von der Bank heute: #Plogmann, #Möhwald, #Osako, #Harnik, #Kruse, #Rashica, #Langkamp
Auf geht's Jungs! 💚 pic.twitter.com/OM2HLngBgR
— SV Werder Bremen (@werderbremen) October 31, 2018