Werderi me postim të jashtëzakonshëm për Rashicën

Nations League 31 Tetor 2019 18:09

Milot Rashica ishte në mesin e golashënuesve, derisa Werder Bremeni arriti një fitore 4-1 në kuadër të Kupës së Gjermanisë kundër Heidenheimit.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës shënoi golin e parë në minutën e gjashtë të takimit dhe padyshim, siç ndodh gjithmonë me të, ishte tejet i veçantë.

Rashica gëzon respekt të madh te Werder, gjë që nënvizohet edhe nga postimet tejet favorizuese që klubi gjerman i bën për ish-yllin e Vushtrrisë.

Duke përmendur statistikat brilante të tij në Kupë (shënoi në pesë ndeshje rresht, vendosi rekord të ri të klubit dhe u shpall ‘Lojtari i Ndeshjes), Bremen shtoi edhe shprehjen interesante:

“Është botë e Milot Rashicës, ne vetëm jetojmë në të.”