Werderi publikon statistikën mbresëlënëse të Rashicës për vitin 2019

Kombëtarja 10 Shkurt 2019 22:10

Milot Rashica e ka nisur vitin 2019 në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në 4 ndeshje të luajtura, futbollisti kosovar ka arritur në shifrën e katër golave, transmeton Insporti

Rashica me Werderin këtë edicion i ka shënuar 5 gola gjithsej, kurse 4 prej tyre i ka realizuar këtë vit.

22-vjeçari nga Vushtrria e hapi serinë e golave për këtë vit, në ndeshjen e parë të stinorit pranveror në Bundesligë, ndaj Hannoverit.

Formën e mirë, anësori i Përfaqësueses së Kosovës e vazhdoi me golin ndaj Borussia Dortmundit në kupë, ku skuadra e tij pas penalltive arriti në çerekfinale.

Për ta dëshmuar se po kalon në formë të jashtëzakonshme, Rashica sot shpërtheu me dy gola, në shtëpi ndaj Augsburgut.

Ai tani ka shënuar gjithsej 4 gola, në 4 ndeshje këtë edicion, kurse në total ka 5 gola në 15 paraqitje në të gjitha garat. /Insporti.com/