Werderi shënon fitore, shikoni asistimin e Rashicës

Futboll 13 Prill 2019 17:28

Ekipi i Werder Bremenit ka shënuar fitore në xhiron e 29-të të Bundesligës, në duel me Freiburgun, me rezultat 2:1.

Reprezentuesi i Kosovës Milot Rahsica, i cili është kandidat për lojtar të muajit në Bundesligë, në këtë ndeshje ishte asitues në golin e parë të ekipit vendës.

Në minutën e 76-të Rashica bëri një pasim të shkëlqyeshëm për autorin e golit të parë Davy Klaassen, për ti dhënë ekipit nga Bremeni epërsinë fillestare, pas një periudhë të gjatë të kontrollimit të lojës.

Pas shënimit të golit të parë, vendësit edhe më me shumë vetëbesim iu qasën pjesës së mbetur të ndeshjes dhe shfaqjen më të mirë përgjatë 90 minutave e kurorëzuan me shënimin e dytë nga Theo Gebre Selassie, duke inkasuar edhe tri pikë, që Bremenin e mbajnë në pozitën e gjashtë, që dërgon në gara evropiane.
Në minutën e fundit të ndeshjes Waldschmidt shënoi golin e vetëm për Freiburgun, por mysafirët nuk kishin kohë as mundësi të kërkonin barazimin.