Werderi turpërohet, kjo është nota e Milot Rashica

Futboll 17 Dhjetor 2019 20:27

Werder Bremen pësoi humbje të thellë në shtëpi nga Mainz me rezultat 0:5, në kuadër të Bundesligës, shkruan Insporti.com.

Reprezentuesi i Kosovës, Rashica luajti për 90 minuta por nuk ishte nata e tij sonte.

Rashica u vlerësa me notën 6.6 nga “Sofascore”.

 

Ndërsa, lojtari më i dobët i ndeshjes mbrojtësi serb i Bremenit, Milos Veljkovic me notën 5.5. Veljkovic shënoi autogol sonte.

Kjo është humbja e dytë radhazi e Bremenit me rezultat të lartë. Në ndeshjen e kaluar u mnposht nga Bayern Munich me rezultat 6:1, pra 11 gola për dy ndeshje pësoi skuadra e Bremenit.

Me këtë humbje në pozitën e 15-të me 14 pikë, vetëm dy pikë larg pozitës që e dërgon në rangun e dytë të futbollit gjerman.

Mainz me këtë fitore renditet në pozitën e 13-të me 18 pikë. /Insporti.com/

-->