Werderi vjen me urim special për Rashicën (FOTO)

Futboll 28 Qershor 2019 11:35

Milot Rashica sot feston ditëlindjen e tij të 23-të. Reprezentuesi i Kosovës ka lindur me 28 qershor 1996. Me këtë rast klubi i tij gjerman, Werder Bremen i ka uruar ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen Rashica. Shihemi më vonë në stërvitje”, kanë shkruar në faqen zyrtare të klubit gjerman.