“Werner fantastik, e meriton kalimin te Chelsea”

Futboll 18 Qershor 2020 19:00

Timo Werner do të luajë në Premier League sezonin e ardhshëm. Sulmuesi anglez është zyrtarizuar sot si lojtari më i ri i Chelsea, klub me të cilin do të firmosur një kontratë 5-vjeçare, teksa 60 milion euro do të shkojnë në arkat e Leipzig.

Sulmuesin e pret një rrogë prej 10 milion eurosh në sezon dhe do të bashkohet me skuadrën londineze në muajin korrik, duke humbur kështu sfidat çerekfinale të Champions League me Leipzig (kompeticioni rinis në gusht).

Drejtori sportiv i klubit gjerman, Markus Krösche ka komentuar në sajtin zyrtar të klubit gjerman shitjen e goleadorit 24-vjeçar te Chelsea. “Natyrisht që do të na pëlqente ta mbanim Timon në skuadër. Ai është një sulmues i shkëlqyer, me një mesatare fantastike golash.

E meriton këtë mundësi falë paraqitjeve që ka bërë në vitet e fundit. Pasuesi e tij? Një lojtar si Werner nuk mund të zëvendësohet menjëherë, ai do të lërë një boshllëk njerëzor dhe teknik. Detyra jonë është mbushim gradualisht boshllëkun që ka lënë.

I urojmë Timos më të mirat në aventurën e re, mezi po presim të takohemi me të në arenën ndërkombëtare“, deklaron drejtuesi i Leipzig.

-->