Westbrook karrierën do ta vazhdojë në Houston Rockets

Basketboll 17 Korrik 2019 18:24

Russell Westbrooku do ta lë prapa statusin e tij si legjendë në Oklahoma City Thunder, pasi që ka vendosur ta vazhdojë karrierën e tij si basketbollist në Houston Rockets.

Transferimi i 30-vjeçarit në Houston Rockets u zyrtarizua të martën dhe Chris Paul do t’i bashkohet Oklahomas në shkëmbim për Westbrookun.

Westbrooku është tetë-herë All-Star dhe dy-herë lider si koshashënues në NBA.

Ai u përshkrua si “lojtari më i rëndësishëm në historinë e shkurtë të Oklahoma City Thunder” nga menaxheri i përgjithshëm, Sam Presti.

Në një deklaratë për media, Presti tha: “Ai e ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në këtë skuadër, qytet dhe shtet”.

“Asnjëri prej nesh nuk e prisnim nga ai të jetë lojtari që është. Russell dhe bashkëshortja e tij, Nina, tre fëmijët e tyre, vëllai dhe prindërit e tij, do të mbeten gjithmonë pjesë e familjes së Thunder”.

Westbrooku u zgjodh basketbollisti më i vlefshëm në NBA (MVP) për sezonin 2016/17 dhe ai e fitoi medaljen e artë të Lojërave Olimpike Londër 2012, transmeton Express.

Në prill, ai u bë lojtari vetëm i dytë në histori të NBA që arrin t’i shënojë 20 kosha, 20 asiste dhe 20 kërcime brenda një ndeshjeje të vetme.

“Nuk ka asnjë mënyrë që ne mund ta përshkruajmë në mënyrë adekuate vlerësimin tonë për atë që do të thotë Westbrooku në Oklahoma”, ka thënë kryetari i Thunder, Clayton I Bennet.

“Trashëgimia e tij këtu është e jashtëzakonshme dhe ai do të nderohet nga skuadra për gjithçka që ka bërë”.