Whyte e sfidoi Joshuan me fjalë, por shikoni dajakun që kishte hëngër nga ai

Sporte luftarake 23 Dhjetor 2018 14:27

Dillian Whyte, pas fitores së mbrëmshme ndaj Derek Chisoras në meçin e zhvilluar në Londër, sërish, së paku në letër, është një nga pretendentët për titull bote në kategorinë e rëndë në boksin profesionist.

Ai madje e sfidoi Anthony Joshuan , kampionin aktual të botës në tri nga katër federatat e mëdha, i cili po e shikonte meçin si mysafir i Sky Sportsit dhe pas meçit u afrua edhe në ring, siç raportoi Insporti më herët gjatë ditës.

Mirëpo, Whyte duket se e ka harruar duelin shumë të fortë dhe shumë kundërthënës që kishte pasur me Joshuan, nga i cili kishte dalë si humbës dhe i nokautuar.

Për të gjithë ata adhurues të boksit, që duan të rikthejnë emocionet nga një prej sfidave më interesante të kësaj dekade, Insporti ju sjell një video me çastet më të ndritshme nga ajo sfidë.