Whyte i hakmirret boksierit rus, e nokauton në raundin e katërt
Boks
28 Mars 2021
08:00

Boksieri rus, Alexander Povetkin dhe britanezi, Dillian Whyte u takuan mbrëmë përsëri për titullin e peshave të rënda në WBC, shkruan Insporti.
Në raundin e katërt, Whyte me breshëri grushtash e rrëzoi Povetkinin, ndërsa gjyqtari u detyrua ta përfundonte aty duelin.
Ky rimeç u zhvillua në shtetin e Gjibraltarit, teksa të pranishëm ishin edhe një numër i konsiderueshëm i tifozëve.
Ndryshe, Povetkin fitoi titullin e peshave të rënda të përkohshme të WBC, kur e nokautoi Whyte në gusht të vitit 2020. /Insporti