Whyte nokauton Chisoran, mjekët intervenojnë – raporti me pamje

Sporte luftarake 23 Dhjetor 2018 00:48

Dillian Whyte dhe Dereck Chisora ishin akterët në meçin kryesor të një mbrëmjeje përplot me boks cilësor, në O2 Arena, raporton Insporti.

Whyte dhe Chisora ishin takuar një herë më herët dhe Whyte kishte fituar, në meçin e para dy vjetëve dhe që nga ajo kohë publiku anglez ka qenë në pritje të revanshit, midis dy prej boksierëve të preferuar.

Starti ishte i furishëm dhe Whyte drejtoi disa goditje direkte qoftë nga sulmet, qoftw nga kundërsulmet dhe ishte në epërsi.

Pas përfudnimit të rundit të dytë, ndodhi një moment kundërthënës kur Chisora mbajti për qafe të mbërthyer kundërshtarin, për çka mori vërejtje nga gjyqtarët, raporton Insporti.

Në rundin e tretë Chisora u kthye dhe për tre minuta e kishte situatën tërësisht nën kontroll. Ai pati disa goditje të sakte dhe hsumë të fuqishme duke e detyruar Ëhytein në qëndojë në defanzivë dhe të presë fundin e rundit.

Goditjet në trup ishin posaçërisht efektive dhe mundësonin luftë nga afër ku Chisora kishte përparësi.

Rundet 4 dhe 5 dhe 6  u karakterizuan me ritëm më të ulët dhe numër më të ulët të goditjeve direkte, dhe përgjatë kësaj kohe Whyte tentoi të kthejë kontrollin, duke e shfrytëzuar gjatësinë e duarve dhe e duke e mbajtur më larg kundërshtarin.

Sidoqoftë, goditjet direkte të Chisoras i mundësuan atij që të fitojë rundet dhe të mbajë epërsinë me pikë pas gjysmës së rundeve të parapara.

Në rundin e tetë Chisora u dënua me heqje të pikëve për shkak të goditjeve nën brez, për çka gjyqtari paraprakisht i kishte tërhequr vërejtjen dy herë.

Chisora me heqje të pikëve të u dënua edhe në rundin e 11-të pasi e goditi me bërryl Whytein, i cili e kishte meçin nën kontroll në rundet e fundit, për shkak se ishte më aktiv dhe më i lëvizshëm.

Në rundin e 11-të Haye edhe e nokautoi Chisoran pas një kundërgoditjeje masive, nga e cila Chisora nuk kishte gjasë të këndellej.

Whyte me 25 fitore dhe një humbje të vetme nga Joshua, ka bilanc impresiv si profesionist dhe me gjatësi 193 cm, gjatësi të duarve 198 cm, ky 30 vjeçar do të kërkojë që prapë rë kthehet në majë të ring listës, raporton Insporti duke u bazuar në statistikat zyrtare, në Angli.

Chisora, 34 vjeçar, i gjatë 187 cm dhe me gjatësi të duarve 188 cm, sonte ne Londër e pati shansin e fundit për të mbetur në rrethin elit të boksierëve, meqë humbja e dytë nga Whyte, atij po thuajse ia bllokonte rrugët drejt ndonjërit nga titujt e botës, në kohën kur Tyson Fury, Deontay Wilder dhe Dillian Whyte, po kërkojnë të sfidojnë Joshuan.