Wigan me vetëm 17.4% posedim diskualifikon City-n

Futboll 20 Shkurt 2018 08:25

Wigan Athletic përsëri shokon Manchester City-n në garën e Kupës FA, sikurse që bëri në vitin 2014 në “Etihad” në Rundën e 6-të dhe në finale të vitit 2013, kur në “Wembley” në lojën shtesë mposhti Manchester City-n, që kishte ngelur po ashtu edhe atëherë me një lojtarë më pak.

Skuadra e trajnerit Paul Cook, bëri me dije se ka mënyra të ndryshme për ta fituar një ndeshje e madje edhe me vetëm 17.4% posedim dhe vetëm një goditje drejt portës kundërshtare.

Për Pep Guardiola-n, posedimi prej 82.6% që e kishte me “Citizens” në këtë takim, nuk është rekordi i tij. Ai atë e ka arritur më herët me Barcelonën, me të cilën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në vitin 2010 kundër Inter, Barça kishte pasur posedimin e topit 86.5%.

Kjo ishte vetëm humbja e tretë e City-t këtë edicion, pasi humbjes nga Shakhtar në Ligën e Kampionëve dhe Liverpool në Premier League.

Humbja gjithsesi shkaktoi edhe një dëshpërim tjetër tek “Citizens”, pasi dështojnë gjasat që të bëhet skuadra e parë që fiton “katërshen” brenda një sezoni, ku përfshihet Premier League, Liga e Kampionëve, Kupa FA dhe Kupën e Ligës.

Në Premier League, gjasat janë të mëdha të shpallen kampion, Liga e Kampionëve mbetet ne horizont si synim pasi janë ende në garë, Kupa FA është një kaluar tanimë dhe janë në finale të Kupës së Ligës, ndeshke të cilën e luajnë më 25 Shkurt kundër Arsenal. /Insporti.com

 

-->