Wilder nuk u përgjigjet telefonatave nga Joshua

Sporte luftarake 04 Janar 2019 20:30

Anthony Joshua do ta ketë duelin e radhës më 13 prill, në “Wembley”, por ende nuk dihet kush do të jetë rivali i tij.

Ai thuhet të ketë telefonuar disa herë amerikanin Wilder për të caktuar një luftë, por ky i fundit nuk është përgjigjur.

Kështu ka thënë babai i promotorit të Joshuas (Eddi Hearn), Barry Hearn.

“Ne kemi dëshirë të madhe të ndeshemi me Wilder, në ‘Wembley’, më 13 prill” ka thënë Barry për “Love Sports Radio”.

“Kemi dërguar tri – katër emaile dhe dhjetëra telefonata, por nuk kemi pranuar përgjigje nga kampi i Wilder” ishin fjalët e Hearn.

Wilder me gjasë do të zgjedhë për duelin revansh kundër Tyson Fury, kurse Joshua do të vazhdojë për përballjen me Dillian Whyte.

Dueli më i madh i boksit që do të mund të shihnim pa dyshim që do të ishteai në mes britanikut Joshua dhe amerikanit Wilder.