Wilder e provokon keq Joshuan

Sporte luftarake 09 Janar 2019 19:04

Boksieri amerikan Deontay Wilder, kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBC, ka thumbuar sot kampionin tjetër të këtij Divizioni, Anthony Joshua (mban tituj e kategorive WBA, WBO e IBF).

Sipas Wilderit, rivali britanik përdor shumë marifete me menaxherin e tij Eddie Hearn duke mos lejuar që përballja mes tyre të zhvillohet. Për këtë arsye Wilder ka preferuar të duelojë ndaj Tyson Fury, sfida mes të cilëve u mbyll në barazim dhe sipas amerikanit arritja e marrëveshjes ishte shumë e lehtë.

“Joshua është shpallur kampion bote me rivalë të lehtë, duele të lehta dhe nuk ka pasur asnjëherë përballë në ring kampionët e vërtetë të këtij Divizioni, mua apo Furyn. Ai shprehet se dëshiron të përballet, por përdor shumë truke në kontratë, pasi synon të fitojë vetëm ai financiarisht dhe e ka kthyer këtë sport në biznes. Por unë jam boksier dhe ajo që di të bëjë më mirë është të dueloj. Unë kam të tjera plane për të ardhmen e jo të merrem me thashethemet e Joshuas”, tha Wilder.