Wilder: Është e shkruar të bëhem kampion i padiskutueshëm bote

Sporte luftarake 10 Tetor 2019 11:53

Boksieri amerikan Deontay Wilder, kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBC, mendon se ai është
boksieri që më shumë se kushdo e meriton të jetë “kampioni i padiskutueshëm i botës në këtë Divizion”.

Ky vlerësim i jepet boksierit që i mban titujt e të gjitha kategorive në një Divizion (peshë),

Wilder, që deri tani në karrierë ka 41 fitore e 1 barazim, do të dulojë në nëntor ndaj Luis Ortiz, një revansh pas fitores në pranverën e këtij viti.

Ndërkohë që, në 2020-ën, është planikuar një tjetër revansh, ai ndaj Tyson Furyt. Gjithsesi, për t’u bërë kampion i padiskutueshëm ai duhet të përballet me kampionin tjetër të këtij Divizioni, Andy Ruiz Jr.

“Do të ketë vetëm një kampion, një fytyrë, një emër që do t’i mbajë të gjithë titujt. Ai emër do të jetë Deontay Wilder”, tha 33-vjeçari, i pamposhtur në karrierë.

“Nëse gjërat shkojnë mirë dhe sipas planit, ato tituj do të jenë të gjithë të mitë. E meritoj më shumë se kushdo, pasi jam një lider, një mbret”, tha Wilderi.