Wilder i gatshëm të përballet me Joshuan dhe Furyn

Boks 19 Maj 2019 12:10

Deontay Wilder e ka shkatërruar Dominic Breazeale mbrëmë në rundin e parë duke e mbrojtur titullin dhe kundërshtari i tij i ardhshëm do të caktohet javën tjetër.

Pas fitores së mbrëmshme, menaxheri i Wilder, Shelly Finkel, në konferencë për media tha që boksieri i tij mund të luftojë me kë të dojë.

Tutje Finkel flet edhe për Furyn dhe Joshuan, ku është i interesuar që me ndonjërin prej tyre Wilder të përballet.

“Ne duam të përballemi me Fury, ne duam të luftojmë me Joshua, ne duam të luftojmë çdo peshë të rëndë të rëndësishme atje”.

Joshua më 1 qershor takohet me Andr Ruiz Jr, ndërsa Fury përballet me Tom Schwarz më 15 qershor në Las Vegas.

Deontay Wilder mbrëmë e rrëzoi kundërshtarin e tij për dy minuta dhe 17 sekonda në raundin e parë në Qendrën Barclays./Insporti