Wilder kërkon rimeç, e provokon rëndë Furyn

Boks 04 Dhjetor 2018 23:48

Deontay Wilder ka konfirmuar se e ka në plan të ndeshet sërish me Tyson Furyn pas barazimit kundërthënës në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Britaniku i dominoi raundet më Staples Center, mirëpo nuk arriti të shpallej fitues, pasi amerikani e rrëzoi dy herë dhe në këtë mënyrë e mbrojti titullin WBC.

Pas meçit të dy boksierët shprehën dëshirën për t’u ndeshur, ndërsa kjo gjë tashmë është konfirmuar nga ‘Bomberi i bronztë’.

“Gjyqtari Jack Reiss është një gjyqtar i mrekullueshëm, me të cilin e kam pasur rastin të punoj në disa raste dhe ka bërë punë të shkëlqyer. Dhe në fund të fundit, fiton boksi”.

“Tifozët janë fituesi i vërtetë dhe mezi pres duelin ‘Wilder-Fury 2’. Për t’u dhënë funt fjalëve kundërthënëse njëherë e përgjithmonë!”, ka shkruar 33-vjeçari në Instagram.

Pos raundit në të nëntë dhe të 12, britaniku bëri një punë të shkëlqyer duke iu shmangur goditjeve të fuqishme të amerikanit, ndërkohë që merrte vazhdimisht pikë.

Ashtu që performanca e Furyt i ka lënë përshtypje edhe kampionit në fuqi të WBC-së.

“Nuk mora asgjë nga ky meç, por ne e fituam këtë duel. Ju e patë Furyn më të mirë, por jo edhe Wilderin më të mirë, por megjithatë unë ia dola ta kryej punën”, ka theksuar boksieri nga Alabama.