Wilder sërish provokon Joshuan: Ja çfarë duhet të bëjë gjatë meçit tim me Ortizin

Boks 03 Mars 2018 20:24

Deontay Wilder ka thënë se do të ishte veprim i pamatur nëse Anthony Joshua nuk e studion amerikanin gjatë mbrojtjes së titullit WBC në duelin ndaj Luis Ortiz.

Kampioni në kategorinë e rëndë në WBC, i cili shpreson për një duel me britanikun në të ardhmen, në orët e para të ditës së diel (sipas kohës tonë) do të duelojë në New York kundër boksierit kubanez.

Wilder ka pranuar se e ka përcjellë me shumë vëmendje Joshuan gjatë mbrojtjes së titujve të tij, ndërsa prej që edhe kundërshtari i tij potencial ta bëjë të njëjtën gjë.

Wilder më herët kishte deklaruar se “Joshua është një lopë që po mjelet”, ndërsa, kësaj radhe ka thënë se britaniku duhet të jetë i vëmendshëm.

“Jam i sigurt se ai (Joshua) do ta shikojë (meçin), por edhe do të më kushtojë shumë vëmendje mua dhe asaj që bëj, dhe kjo është gjë e mirë”.

“Nuk ka dyshim se duhet të shikojë. Nëse nuk e ndjek këtë meç, atëherë është i pamend. Po të ndeshje ai, unë do ta ndiqja dhe kështu duhet të jenë gjërat”.

“Jam i sigurt se do të jetë duke shikuar. Dua që të shikojë. Unë dua që (me Joshuan) ta bëjmë duelin më të madh në histori të boksit dhe e kemi mundësinë për ta bërë entuziazmues, një meç historik në kategorinë e rëndë, i cili do të mbahej mend gjatë në historinë e boksit”.

“Kategoria e peshave të rënda është sërish interesante dhe jam i kënaqur kur i dëgjoj njerëzit duke folur për këtë temë, duke iu pëlqyer ajo që shohin dhe duke qenë entuziastë për një kategori, e cila ka qenë e vdekur për një kohë të gjatë”, ka deklaruar Wilder për Sky Sports.

Wilder numëron 39 fitore (38 me nokaut) dhe ndaj Ortiz do të përpiqet ta regjistrojë triumfin e 40-të me radhë. /telegrafi

-->