Wilder tregon sa para kërkon për t’u përballur me Joshuan

Boks 12 Mars 2018 18:46

Deontay Wilder ka treguar se sa para kërkon për t’u përballur me Anthony Joshuan në duelin për titulin e botës në kategorinë e peshave të rënda.

Wilder ka thënë se do të pranojë ndarjen 60-40 të fondit të shpërblimeve në favor të Anthony Joshuas, në mënyrë që të zhvillohet ky duel.

Kampioni i WBC është i etur të përballet me Joshuan – i cili mban titujt e WBA dhe IBF – në rast se britniku triumfon ndaj Joseph Parkerit.

Wilder tashmë ka rritur presionin në Joshuan dhe promotorin Eddie Hearn, duke pranuar se ai do të pranonte një ndarje prej 40-60 të fondit të shpërblimeve.

Një super meç i peshave të rënda për titujt e botës mund të mbahet këtë vit, në rast se Anthony Joshua mund Joseph Parkerin këtë muaj në Kardif.

Mbetet të shihet cila do të jetë përgjigja e Joshuas pas këtij “provokimi” të Wilderit. /Insporti.com

-->