Wilder u dërgua në spital pas nokautit brutal nga Fury

Futboll 10 Tetor 2021 09:06

Boksieri britanik e ka mundur me nokaut në raundin e 11-të Wilderin, transmeton Insporti.

Sipas Mirror Sport, Wilder u dërgua në Qendrën Mjekësore Universitare për t’u trajtuar pas meçit me Fury.

Fillimisht Wilder në raundin e tretë, pastaj Fury dy herë në raundin e katërt, Wilder sërish në raundin e 10 dhe në të parafundit Fury e nokautoi përfundimisht

Kujtojmë se Fury me Wilderin kanë bërë tri meçe. I pari shkoi barazim, teksa dy të tjerët i fitoi Fury.

-->