Wilder vs Fury – shikoni rundin e fundit dhe nokdaunin

Sporte luftarake 02 Dhjetor 2018 07:05

Meçi midis amerikanit Deontay Wilder dhe britanikut Tyson Fury përfundoi baras me vendim jounanim të gjyqtarëve duke bërë që Wilder të mbajë titullin e botës në versionin WBC në kategorinë e rëndë në boksin profesionist.

Mirëpo, pas 11 rundeve ishte Fury që kishte epërsinë në pikë, që atij ia kishte siguruar fitoren dhe titullin në sytë e tifozëve, por edhe ekspertëve.

Sidoqoftë, një nokdaun dhe përplasje e kokës për dysheme pas një goditjeje të furishme më të djathtën, bëri që Wilder të “nxirret” me pikë, që meçi të përfundojë baras dhe të amerikani të mbajë titullin.

Insporti ua sjell rundin e fundit të meçit më interesant të kategorive të rënda në vitet e fundit dhe mçit të parë për titull bote, të zhvilluar në SHBA pas më shumë se një dekade.