Wilder zbulon një video që tregon se Fury nuk u këndell për 10 sekonda (VIDEO)

Boks 05 Dhjetor 2018 12:29

Deontay Wilder mendon se ai e mundi Tyson Furyn, por nuk nisi numërimi atëherë kur duhej, duke u ndarë kështu ndeshja me barazim dhe brezi WBC vazhdon t’i mbetet amerikanit.

Ai ka postuar një video në rrjetin social “Instagram” ku shihet se Fury nuk u këndell për 10 sekonda, por gjyqtari i takimit nuk e nisi numërimin me kohë, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën dhe për këtë, Wilder mendon se nuk mori fitore.

Ai shkruan “prova se numërimi për Furyn nuk nisi me kohë”. /Insporti.com/