Williams i entuziazmuar

Superliga 19 Prill 2018 20:38

Rahoveci do të luajë në play-off të IP Superligës së Kosovës në basketboll dhe ky është suksesi më i madh në historinë e kësaj skuadre. Ndër më të merituarit për këtë arritje pa dyshim është edhe amerikani Mark Williams, i cili nuk e fsheh kënaqësinë për atë që ka bërë skuadra deri tani. “Ndihem mirë për punën që kemi bërë deri tani. Për ekipin, për qytetin dhe për mua individualisht. E kuptoj se kur fillon play-offi më nuk ka vlerë sezoni i rregullt kështu që duhet të vazhdojmë të punojmë shumë”, ka thënë Willimas për faqen zyrtare të skuadrës.

“Të luajmë ndaj Bashkimit do të jetë një përballje e mirë për ne. Ne kemi luajtur disa herë ndaj tyre, prandaj e njohim mirë rivalin dhe potencialin që kanë në dispozicion”, ka shtuar Williams, i cili i falënderon edhe bashkëlojtarët e tij për ndihmën që i kanë ofruar. “Bashkëlojtarët e mi më kanë ndihmuar shumë që të jem i suksesshëm në Rahovec. Do të bëj gjithçka që duhet që ekipi të fitojë. Çmimet dhe sukseset individuale janë të mira, por synimet ekipore janë më të rëndësishme. Përgëzoj kryesinë e klubit dhe stafin teknik duke filluar nga trajneri për arritjen e një gjëje që në qytetin tonë nuk është arritur kurrë më parë”, ka thënë Williams në fund.