Wilshere futet në lavatriçe, tmerron shokun e tij, videoja bëhet virale (VIDEO)

Futboll 14 Janar 2020 15:37

Një episod humoristik po bën xhiron në rrjetet sociale në Angli. Protagonist për këtë histori janë bërë dy futbollist të West Hamit në Premier League, Jack Wilshere e Declan Rice. Ish mesfushori i Arsenalit, Wilshere për ta befasuar Ricen që kishte ditëlindjen, futet në një lavatriçe gjigande që ndodhej në dhomat e zhveshjes tek klubi i West Ham.

Në momentin që aty pranë kalon mesfushori i talentuar i Kombëtares Angleze, Wilshere hap derën e lavatriçes duke e trembur shumë Ricen. Ky momet është fiksuar nga kamerat dhe është bërë viral në rrjet.

-->