Wimbledon, favoritët plasohen në çerekfinale

Tenis 08 Korrik 2019 21:22

Roger Federer, Rafa Nadal dhe Novak Djokovic kanë siguruar biletën për në çerekfinalet e turneut më të rëndësishëm të tenisit, Wimbledon.

Treshja kishte përballje të lehtë në raundin e 1/16-ave dhe kësisoj fituan bindshëm.

Tenisti zviceran mposhti 3-0 në sete italianin Matteo Berrettini (6-1, 6-2, 6-2), ndërsa në çerekfinale e pret numri 8 në botë Kei Nishikori.

Fitore të lehtë realizoi edhe spanjolli Nadal, që mposhti në sete 3-0 Joao Sousan (6-2, 6-2, 6-2) dhe do të takohen me Querreyn në raundin tjetër.

Po ashtu, biletë në çerekfinale prenotoi numri një Djokovic i cili kaloi lehtësisht talentin francez Umo Humbert në sete 3-0 (6-3, 6-2 dhe 6-3) dhe do takohet me Goffin.