Wladimir Klitschko ende nuk ka kryer punë me boksin – ai po mendon të boksojë kundër Joshua dhe Furyt

Boskieri nga Ukraina, Wladimir Klitschko po e konsideron rikthimin nga pensionimi në boksin e peshave të rënda.
42-vjeçari konsiderohej gjërësisht si një nga më të mirët të gjeneratës së tij para vëllaut, Vitali, dhe ka një rekord impresiv pasi ka fituar 64 nga 69 meçet e tij si boksier profesionist, përfshirë 53 me nokaut, transmeton Insporti.
Spekulimet rreth rikthimit të Klitschko nga pensionimi zunë vend javën e kaluar kur Dillian Whyte tha për “talkSPORT” se do të kishte shumë dëshirë të ndeshej me ukrainasin, por Klitschko i kishte etiketuar këto spekulime si “lajme të rrejshme”.
Sidoqoftë, burime brenda industrisë potencojnë se ish-kampioni i peshave të rënda ka pasur diskutime me “DAZN” rreth një marrëveshje joshëse për tre meçe.
Klitschko do të ishte i interesuar që fillimisht të kishte një meç kundër një kundërshtari më të dobët.
Meçi i dytë do të ishte kundër Tyson Fury, me këtë të fundit që e kishte mposhtur Klitschkon në Dyzeldorf në vitin 2015.
Meçi i fundit që po përmendet është një rimeç kundër boksierit më të mirë në botë, Anthony Joshua. /Insporti.com/