Wolansky, pas Ligës së Kampionëve, zhvishet edhe në borë, këtë herë me një mesazh ndryshe (VIDEO)

Sporte dimërore 29 Janar 2020 20:20

Për shumë njerëz skijimi alpik nuk është aq tërheqës, por këtë herë në Shladming, ku fitoi Henrik Kristoffersen, ishte ndryshe.

Por, as kësaj radhe në qendër të vëmendjes nuk ishte norvegjezi fitues, pasi primatin e mori Kinsey Wolansky.

Për ata që nuk e dinë, ajo u bë e njohur gjatë ndeshjes finale në Ligën e Kampionëve (Liverpool – Tottenham), kur hyri po thuaj e zhveshur në fushë.

Ndërsa, këtë herë, në Shladming, ajo hyri në shteg, e aktivizoi orën, për shkak të të cilës italiani Alex Vinatzer pati 13 të qindtat përparësi, ndaj Clement Noel, që deri atëherë ishte duke udhëhequr.

Natyrisht që më vonë koha u përmirësua dhe Vinatzer ishte për 13 të qindtat më i ngadalshëm, për çka ishte dukshëm i nervozuar.

Wolansky hyri në shteg, ndërsa në dorë mbante letrën në të cilën shkruante “RIP Kobe”, duke kujtuar ish-basketbollistim amerikan, Kobe Bryant, i cili dy ditë më parë humbi jetën tragjikisht.

-->