Wolfsburgu fiton me rezultat dyshifror ndaj Mitrovicës

Futboll 11 Shtator 2019 19:55

Vashat e KFF Mitrovicës ishin pa gjasa kundër Wolfsburg në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së eleminimeve në Ligën e Kampionëve teksa pësuan me rezultat të thellë në “Fadil Vokrri” 10-0.

Kampionet e Gjermanisë ishin bindëse në këtë përballje duke realizuar plot dhjetë gola përballë kampioneve të Kosovës.

Futbollistija e ndeshjes ishte Harder e cila realizoi tre gola në minutat 46, 48 (P) dhe 67. Nga dy gola i realizuan Neto 79, 85 dhe Maritz 28 & 63. Me nga një gol kontribuan edhe Rauch 14, Huth 33  dhe Minde 87, shkruan GazetaSheshi.

Ky rezultat është i paarritshëm për vashat e Mitrovicës të cilat praktikisht janë të eleminuara nga Liga e Kampionëve.

Gjithsesi një sukses i arritur për KFF Mitrovicën që u bë klubi i parë që luan ndeshje të rundit eleminator në Ligën e Kampionëve për femra nga Kosova.