Wolves fiton me autogolin e Smalling, Solskjaer humbet përsëri në “Molinuex Stadium”

Wolverhamton Wanderes ka fituar ndaj Manchester United me rezultat 2:1, në kuadër të Premier League.
Skuadra vendase edhe pse nuk tregoi shumë nga loja, arriti t’i shfrytëzojë rastet që i pati, duke shënuar një fitore tejet të rëndësishme.
Futbollistët e drejtuar nga trajneri portugez Nuno Espirito Santo, përmbysën rezultatin nga 0:1 në 2:1.
Të parët që shënuan ishin mysafirët, nëpërmjet mesfushorit skocez, Scott McTominay i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 13-të, për rezultatin 1:0.
Por, epërsia e United zgjati vetëm 12 minuta, pasi skuadra vendasi arriti të barazojë rezultatin nëpërmjet Diogo Jota.
“Djajtë e Kuq” ishin afër të shënon golin e dytë në fund të pjesës së parë, kur sulmuesi belg, Romelu Lukaku, goditi pranë portës.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1:1.
United nisi pjesën e dytë ashtu si e përfundoi të parën, duke krijuar raste për shënim.
Me të filluar pjesa e dyta, McTominay rrezikoi portën e portierit Rui Patricio, por portugezi reagoi për mrekulli për t’ia mohuar golin e dytë skocezit.
Gjithçka ndryshoi kur në minutën e 57-të, kapiteni i Manchester United, Ashley Young u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, pas një ndërhyrje të ashpër në Jotta.
Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Mike Dean e përjashtoi nga ndeshja duke e lënë United me dhjetë lojtarë në fushë.
Këtë epërsi numerike e shfrytëzoi për mrekulli skuadra vendase, duke shtuar sulmet në drejtim të portës së David De Gea.
Goli i përmbysjes u shënua nga mbrojtësi i United, Chris Smalling, i cili dërgoi topin në rrjetin e gabur, pas një tollovie në zonë.
Solskjaer tentoi të ndryshonte me zëvendësime duke inkuadruar sulmuesi francez, Anthony Martial, por ishte e kot pasi Ëolves arriti të kontrollonte ndeshjen.
Me këtë humbje United bënë një hap prapa në luftën për një vend në top katërshen angleze, duke u renditur në pozitën e pestë me 61 pikë, me një ndeshje më shumë se Chelsea dhe Tottenham, që ndeshjet e tyre do t’i zhvillojnë nesër mbrëma. /Insporti.com/