Xavi Hernández e ka refuzuar dy herë Barcelonën

Futboll 05 Qershor 2021 11:59

Në një intervistë të dhënë për gazetën spanjolle “La Vanguardia”, vet legjenda e katalunasve e ka konfirmuar se ka refuzuar Barcelonën.

“Unë i kam thënë dy herë jo Barcelonës… dhe kjo është shumë e vështirë”, tha Xavi.

Sido që të jetë, ai nuk e mohon që ëndrra e tij është të ulet në stol në Camp Nou: “Ndihem më i përgatitur se ditën e parë, jam i hapur”

“Nuk jam duke mashtruar askënd; Po përgatitem për këtë, por tani për tani duhet të respektoni Koemanin; një legjendë e klubit me një vit më shumë kontratë”.

Xavi po përgatitet që të marrë drejtimin e Barcelonën në verën e vitit 2022.

-->