Xavi i refuzon Brazilin dhe Dortmundin, a do të emërohet trajner i Barcelonës?

Futboll 19 Maj 2021 11:25

Sipas raportimeve, Xavi Hernandez ka hedhur poshtë dy oferta serioze në javët e fundit, duke i nxitur thashethemet se ai përfundimisht do ta emërohet trajner i Barcelonës nga sezoni i ri.

Para se ta vazhdonte marrëveshjen me klubin nga Katari, Xavi i kishte dy oferta të mëdha, nga Borussia Dortmundi dhe Kombëtarja e Brazilit.

Dortmundi i kishte ofruar kontratë trivjeçare, ndërsa Brazili ia kishte ofruar mundësinë për të qenë ndihmëstrajner i Tites gjatë Kampionatit Botëror 2022, para se të emërohej trajner pas botërorit..

Së fundmi, ish-mesfushori legjendar i Barcelonës e vazhdoi kontratën me Al Saddin deri më 30 qershor 2023, por në atë marrëveshje ka një klauzolë e cila e liron nga detyra nëse Barça i bën ofertë për postin e trajnerit.

-->