Xhaka assesi të pranojë zëvendësimin e tij – shikoni veprimin në bankën rezervë

Kosova po barazon 1-1 në duelin miqësor ndaj Zvicrës që po zhvillohet në Cyrih, shkruan Insporti.
Kjo ndeshje u cilësua edhe vllazërore, kjo për shkak të futbollistëve shqiptarë që luajnë me fanellën e Zvicrës.
Ndër ta, edhe futbollisti i Arsenalit, Granit Xhaka i cili u zëvendësua pa arritur të lë shenjë në këtë takim.
Kapiteni i Zvicrës vendimin e Murat Yakinit nuk e priti fare mirë. Ai është parë i nervozuar duke dalë nga fusha. Madje shenja nervoze shfaqi edhe pasi u ul në stol.


Xhaka u zëvendësua në minutën e 63-të nga Remo Freuler. Shiritin e kapitenit të Zvicrës e mori Xherdan Shaqiri.
Kujtojmë se kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin “Letzigrund” të Cyrihit.
Dardanët vijnë nga një fitore me Burkina Fason me rezultat 5-0, ndërsa Zvicra kishte pësuar humbje me Anglinë me rezultat 2-1.
/Insporti.com