Xhaka befason gruan e tij me pamjen e re përmes telefonit

Futboll 14 Qershor 2021 14:13

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka ndërruar pamjen e flokëve, duke u bërë biond, shkruan Insporti.com.

Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Xhaka, këtë e ka bërë të ditur duke publikuar një video në rrjetin e tij social, Instagram.

Ai ka publikuar videon e një bisedë me gruan e tij përmes “FaceTime”.

Gruaja e tij, Leonita, në momentin që ka hapur telefonin ka mbetur e habitur nga pamja e Granitit, pasi duket se nuk ka qenë fare në dijeni.

Xhaka friuzrën e re duket e se ka bërë për shkak të emocioneve të Kampionatit Evropian “Euro2020”.

Zakonisht futbollistët ndryshojnë pamjet gjatë turneve si Kupa e Botës apo Kampionatet Evropiane, që mbahen gjatë stinës së verës.

Xhaka në ndeshjen e parë të Zvicrës ishte titullar kundër Uellsit, ndeshje e cila përfundoi baras 1:1. /Insporti.com/

-->