Xhaka flet për Kosovën dhe Shqipërinë

Futboll 15 Qershor 2019 21:46

Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, ka thënë se është krenar me mbështetjen dhe përkrahjen që ka nga shqiptarët.

“Ndihem shumë krenar, ku do që shkoj shqiptarët më përkrahin, edhe në Zvicër edhe jashtë saj, shumë kënaqësi është me qenë shqiptar”, ka thënë Xhaka.

Ai tha se edhe me mbështetjen e familjes ka arritur këto suksese që ka tani në karrierë.

“Unë kam filluar karrierën shumë i ri në moshën 17 vjeçare në Basel, hap pas hapi e kam bërë karrierën ashtu siç kam dashtë”.

“Me përkrahje të prindërve që kam i pasur çdo herë ndihem i kënaqur”.

Ai  në një lidhje direkte për Art Motion tha se është krenar me Kombëtaren e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Edhe pse  luaj për Zvicrën, unë jam krenar për Kombëtaren e Kosovës dhe Shqipërisë”.