Xhaka i pa përmirësueshëm, harroi kartonin e kuq – paraqitet në “Tik-Tok” live me Kozakun

Futboll 17 Janar 2022 19:28

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, duket se e ka harruar shumë shpejt atë karton të kuq që mori në sfidën me Liverpul dhe ka preferuar të luaj live në TikTok.

Personi me të cilin futbollisti ka luajtur është një figurë shumë e famshme për të rinjtë shqiptarë, Kozak Braçi. Ai është i famshëm për lojërat që zhvillon në TikTok dhe intervistat që bën me shumë personazhe VIP nga showbizz-i shqiptar.

Loja e zhvilluar ndërmjet të dyve dhe biseda e tyre në TikTok zgjati më shumë se 15 minuta dhe arriti një numër të lartë shikimesh prej më shumë se 14 mijë njerëzve.

Xhaka është kritikuar mjaftë shumë për lojën e tij të ashpër dhe pa kujdeshme me fanellën e Arsenalit gjatë këtyre pesë sezoneve që është pjesë e Arsenalit.

@sb.editz1 #granitxhaka ♬ original sound – sb.editz1

-->