Xhaka i pari në Premierligë – lojtarët që nuk e kanë problem t’i gjejnë shokët!

Futboll 01 Janar 2019 16:47

Granit Xhaka është duke shijuar sezonin më të mirë në karrierë.

26-vjeçari ka shënuar një tjetër gol për Arsenalin, të tretin këtë edicion, duke barazuar rekordin personal që e kishte vendosur me fanellën e Borussia Mönchengladbach në sezonin 2015/16, për gola të realizuar në Ligë (3), raporton Insporti.

Përveç kësaj, me statistikat e publikuar nga Premierliga për sezonin aktual, 2018/19, Xhaka është lojtari me më së shumti pasime të kompletuara.

Ai ka lënë prapa Van Dijkin e Liverpoolit, dy futbollistë të Manchester City (Laporte e Fernandinho) dhe një tjetër të Chelsea (Azpilicueta). /Insporti.com/